Hoxhaj i reagon ashpër BE-së pas publikimit të raportit të Progresit

Hoxhaj i reagon ashpër BE-së pas publikimit të raportit të Progresit

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj Bashkimit Evropian për mungesën e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Përmes rrjetit social Twitter Hoxhaj ka shkruar se BE-ja me mungesën e liberalizimit të vizave për Kosovën dhe me raporte, që sipas tij, fshehin realitetin e gjendjes së çështjeve të Serbisë, po humbet besueshmërinë dhe pozitën e saj në Ballkanin Perëndimor.

“BE-ja me mungesën e liberalizimit të vizave për Kosovën dhe me raporte që fshehin realitetin e gjendjes së çështjeve të Serbisë, po humbet besueshmërinë dhe pozitën e saj në Ballkanin Perëndimor.”, ka shkruar Hoxhaj.

Shpërndaje në: