Hoxhaj: Izraeli duhet ta njohë Kosovën

Hoxhaj: Izraeli duhet ta njohë Kosovën

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, po merr pjesë në një konferencë globale në Izrael, vend ky që nuk e ka njohur shtetësinë e Kosovës.

“Është një konferencë globale e cila merret me temën se si të luftohet dhe parandalohet antisemitizmi. Është një prej forumeve më të mëdha në botë në të cilin unë jam ftuar në katër vitet e fundit, por për shkak të agjendës asnjëherë nuk kam mundur të vij. Kësaj here jam pjesë e kësaj ngjarjeje”.

“Natyrisht që do të kem edhe takime të tjera me përfaqësues shtetëror dhe me delegacione botërore që janë pjesë e këtij forumi”.

 Në një intervistë për Info Magazine të Klan Kosovës, Hoxhaj ka folur edhe për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Izraelit.

“Këto 10 vitet e fundit, kam qëndruar disa herë në Izrael. Kërkesa jonë ka qenë që ky vend ta njohë Kosovë. Ka një sjellje rigjide, po punojmë që të ndryshohet ky qëndrim i Izraelit”.

“Mesazhi im ka qenë i thjeshtë: është një vend mik dhe një shtet i ri në Evropë, emri i të cilit është Kosovë dhe Izraeli duhet të ndryshojë pozicionin e vet dhe ta njohë Kosovën”.

Shpërndaje në: