Hoxhaj: Ja pse Veseli e ftoi Haradinajn për ta bërë kryeministër
Një konferencë të jashtëzakonshme për mediat është duke e mbajtur edhe PDK-ja.
Enver Hoxhaj ka shpjeguar se si u arrit koalicioni i PDK-së me AAK-në e Nismën
Sipas tij, qyetarët e Kosovës meritojnë qeverisjë më të mirë, prandaj Veseli e ka ftuar Haradinajn në qeverisje dhe i ka dhënë kandidimin për kryeministër.
“Kjo është ajo çfarë ka bërë sonte kryetari ynë, Kadri Veseli. Qytetarët e Kosovës meritojnë që të kenë një ekip udhëheqës. Kjo është arsyeja që Kadri Veseli e ka ftuar Ramush Haradinajn për fillim të ri”, tha ai, raporton Periskopi.
“Zoti Veseli do të jetë bartës i listës e zoti Haradinaj do të jetë kandidat i përbashkët për kryministër. Së bashku do ta jetësojmë fillimin e ri për Kosovën”, përfundoi Hoxhaj. /Periskopi/



