Hoxhaj kërkon njohjen nga Vatikani dhe India për kanonizimin e Nënë Terezës

Hoxhaj kërkon njohjen nga Vatikani dhe India për kanonizimin e Nënë Terezës

24 orë pa ndodhë kanonizimi i Nënë Terezës, vjen kërkesa e ministrit të Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj drejtuar dy shteteve që janë sinonimi i Nënë Terezës.

Në një postim në Twitter, Hoxhaj ka shkruar se puna e Nënë Terezës nuk duhet të njihet vetëm me shenjtërimin e saj por edhe me njohje nga Vatikani dhe India.

“Nëna Terezë dha aq shumë për Vatikanin dhe Indinë. Puna e saj nuk duhet të njihet vetëm me shenjterimin por edhe me njohjen e shtetesisë së Kosovës”, ka shkruar ai.

Nënë Tereza do të kanonizohet nesër ndërsa Ministri Hoxhaj gjatë ditës ka vizituar edhe kishën Zoja Jonë në Letnicë ku ajo si e re kishte dëgjuar thirrjen nga Zoti për t’i shërbyer atij.

Shpërndaje në: