Hoxhaj kritikon Kurtin për vizat: Mos prodhoni lajme, por politika

Hoxhaj kritikon Kurtin për vizat: Mos prodhoni lajme, por politika

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe qeveria e tij të mos merren me prodhimin e lajmeve, por me politika.

Gjatë fjalës së tij në seancën e sotme, ai poashtu kërkoi nga Kurti dhe qeveria që të gjitha institucioneve dhe shteteve anëtare, t’iu dërgohet me shkrim zyrtarisht se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.

“Samiti i fundit i BE-së ishte një samit i dështimit edhe për Kosovën edhe për Ballkanin dhe arsyeja pse dola këtu në tavolinë është meqë e kemi kryeministrin këtu. Kërkoj që ai dhe qeveria e tij të mos prodhojnë lajme, por politika. Kërkoj prej Kurtit dhe Qeverisë që të gjitha institucionet dhe shteteve anëtare t’iu dërgohet me shkrim zyrtarisht se Kosova i ka plotësuar disa herë kriteret për liberalizimin e vizave”.

“Së dyti ne si PDK dhe si kuvend e kemi mbështetur Kurtin në qëndrimin e tij në raport me luftën në Ukrainë, por fakti që në samitin e fundit të NATO-s as nuk u ftuam teknikisht aty, tregoj që kjo qeveri ka nevojë të lëvizë prej lajmeve në prodhimin e politikave”.

“Tabela kryesore për të cilën duhet të luftojë Kosova është anëtarësimi në OKB. Aty varet se si sillemi në raport me Serbinë dhe kjo mund të ndodhë vetëm kur heqë dorë kryeministri prej lajmeve dhe angazhohet në politikë. Qeveria dhe kryeministri mos të merren më çështje teknike, e dialog teknik që prodhojnë lajme, por me çështje që përmbyllin shtetndërtimin e Kosovës, dhe mendoj që kjo është tema kryesore që duhet të angazhohet kuvendit, por veçanërisht edhe qeveria”, tha Hoxhaj, njofton

Shpërndaje në: