Hoxhaj – Kurtit: Pse me Vuçiqin bëre marrëveshje private – feudale, e Rrahman Jasharajn po e trajton kështu?

Hoxhaj – Kurtit: Pse me Vuçiqin bëre marrëveshje private – feudale, e Rrahman Jasharajn po e trajton kështu?

Lidhur me deklaratën e kryeministrit Kurti se është irrituar me shprehjen e Rrahman Jasharajt ‘vëlla’ Enver Hoxhaj tha kështu:

“E dëgjova me vëmendje se nuk bën marrëveshje private, nuk ka sjellje feudale.

Unë po e pyes sot kryeministrin para jush, ky ka arritur një marrëveshje gojore tipik feudale me Vuçiqin për punë të targave dhe punë të kartave të identitetit.

Dhe nëse ky ka arritë  marrëveshje pikërisht private me Vuçiqin dhe ne nuk e dimë se si do të duket zbatimi i saj dhe ju do ta shihni që do të ketë probleme serioze me zbatimin e saj, ky tregon që nuk po sillet me Rrahman Jasharin si kryeministër i tij por po e determinon me…

Prandaj e lus që kërrkush prej neve nuk ka nevojë me bo moralin e dyfishtë”, tha ai./Periskopi

Shpërndaje në: