Hoxhaj: Mos e luaj të fortin me Sindikatat, mos u mundo t’i nënshtrosh

Hoxhaj: Mos e luaj të fortin me Sindikatat, mos u mundo t’i nënshtrosh

Nënkryetari i Kuvendit Enver Hoxhaj, njëherësh deputet i PDK-së, i kërkoi Kurtit të arrijë konsensus me Sindikatën e arsimit.

“Në vend që të kemi një debat se cfarë kalendari shkollor do të duhej të kishim, meqë Kurti ka thënë se arsimi është prioritet dhe kërkon konsensus nacional për arsimin edhe me subjektet politike, fakti që nuk ka vullnet të ketë konsensus me Sindikatën, tregon se ku jemi.

Arsimtarët janë të të gjithëve, ju ftoj të riktheheni dhe të bisedoni me ta.

Nëse prioritet është rikthimi në arsim, duhet ta veprojmë për cka po flasim.

Po flasim për atë se si ta kemi një zgjidhje kalimtare, meqë ligji i Pagave do ta zgjidh problemin.

Kurti nuk ka nevojë ta luajë rolin e të fuqishmit në raport me opozitën por ka nevojë ta kuptojë se si duket procesi demokratik.

Ftoj Kurtin të mos tentojë t’i nënshtroj sindikatat sepse kështu lëvizim në një nivel tjetër të demokracisë tonë”, ka thënë ai./Periskopi

Shpërndaje në: