Hoxhaj: Ngjarja në Gllogjan e tmerrshme, institucionet të merren urgjentisht me këtë

Hoxhaj: Ngjarja në Gllogjan e tmerrshme, institucionet të merren urgjentisht me këtë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Gllogjan, ku mbetën të vrarë dy nxënës dhe shoferi i autobusit, ndërsa nuk dihet ende saktë për numrin e të plagosurve.

Hoxhaj tha se kjo është një ngjarje e tmerrshme, teksa u bëri thirrje institucioneve përgjegjëse të merren urgjentisht me rastin.

“I tronditur dhe pa fjalë! Institucionet përgjegjëse të merren urgjentisht me këtë rast që po raportohet nga mediat se ka të përfshirë edhe fëmijë. Të lutemi që të mos ketë më viktima nga kjo tragjedi”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

Deri më tani nga kjo ngjarje të vdekur kanë mbetur tre persona, dy nxënës dhe shoferi i autobusit ndërsa një nxënës është i plagosur dhe jashtë rrezikut për jetë.

Shpërndaje në: