Hoxhaj: Nuk kam menduar që një Qeveri që i merr 50% mund të ketë aq pak vullnet dhe përkushtim për të bërë punën që i takon

Hoxhaj: Nuk kam menduar që një Qeveri që i merr 50% mund të ketë aq pak vullnet dhe përkushtim për të bërë punën që i takon

Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka folur rreth Qeverisë Kurti.

Hoxhaj ka thënë se kjo Qeveri po tregon jopërkushtim dhe mosvullnet për të kryer punët dhe gjithashtu edhe mungesë të përvojës dhe dijes, përcjell Periskopi.

“Kam përshtypjen që ka mungesë totale të vullnetin. Nuk kam menduar që një Qeveri që i merr 50% mund të ketë aq pak ambicie, vullnet, vizion dhe përkushtim për të bërë punën që i takon një Qeverie. Së dyti duket që është mungesë e përvojës dhe dijes. Janë goxha të humbur në kohë dhe në hapësirë”, tha ai.

Ai ndër të tjera ka folur edhe për politikën e jashtme, ku sipas tij ka pushuar tash e dy vite.

Shpërndaje në: