Hoxhaj përkujton Bojën: Do të ketë vend të veçantë në kujtimet e mia dhe të vendit

Periskopi.com Lajme

Ish kryediplomati kosovar, Enver Hoxhaj, ka përkujtuar Rexhep Bojën që vdiq sot.

Hoxhaj e ka cilësuar Bojën si “prirës të forcimit të identitetit kombëtar dhe fetar” të shqiptarëve të Kosovës.

“Rexhep Boja do të ketë një vend të veçantë në kujtimet e mia dhe të ketij vendi si një personalitet me vyrtyte të larta njerëzore.” – shkruan Hoxhaj, përcjell Periskopi.

Boja ishte 75 vjeçar që kishte qenë në krye të Bashkësisë Islame të Kosovës [BIK] dhe ish ambasador në Arabinë Saudite.

Statusi i plotë:

I trishtë lajmi për vdekjen e mikut tim, të myftiut historik dhe ambasadorit të jashtëzakonshëm të Kosovës, Rexhep Boja. Ai ka qenë prirës i forcimit të identitetit tonë kombëtar dhe fetar. Gjatë tërë jetës ishte një ambasador i ndërkombëtarizimit të lirisë, pavarësisë dhe të forcimit të subjektivitetit ndërkombtar.

Rexhep Boja do të ketë një vend të veçantë në kujtimet e mia dhe të ketij vendi si një personalitet me vyrtyte të larta njerëzore.