Hoxhaj: Qeveria Kurti barazoi UÇK-në me ushtrinë serbe

Hoxhaj: Qeveria Kurti barazoi UÇK-në me ushtrinë serbe

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar pasi zëvendëskryeministri Besnik Bislimi tregoi sot se në takimin me përfaqësuesin e palës serbe, Petar Petkoviq të mërkurën janë marrë vesh që të hapen të gjitha arkivat.

Hoxhaj tha se kurrë nuk e ka menduar se Qeveria e Kosovës do t’i legjitimojë gënjeshtrat e Serbisë, duke shtuar se ky është barazim i viktimës me agresorin dhe krahasim i UÇK-së me ushtrinë serbe.

“As në ëndrrën time më të keqe nuk kam menduar se do ta përjetoj këtë ditë, kur Qeveria e Kosovës legjitimon gënjeshtrat e Serbisë, duke i ngjallur fantamzat serbe kinse për arkiva të UÇK-së. Kjo është barazim i viktmës me agresorin dhe krahasim i UÇK-së me ushtrinë serbe! Gabimet e Qeverisë Kurti në politikën e Jashtme janë të përmasave alarmante, duke rrezikuar seriozisht trashëgiminë e luftës sonë çlirimtare dhe shtetësinë tone”, shkroi Hoxhaj në Facebook.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi sot në një konferencë për media ka folur për takimet dy ditore që ka pasur në Bruksel me palën serbe dhe Emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak. Bislimi tha se pala serbe është dakorduar që të hapen arkivat shtetërore. Ai tha poashtu që ndërprerja e marrëveshjes për targat që ka pasur afat skandence është interpretuar nga Bashkimi Evropian si shkelje nga ana e palës kosovare.

Shpërndaje në: