Hoxhaj: Sukseset e Kosovës nuk do të ishin të mundura pa mbështetjen e Shqipërisë

Hoxhaj: Sukseset e Kosovës nuk do të ishin të mundura pa mbështetjen e Shqipërisë

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas mbledhjes së përbashkët të Kuvendit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se mbledhja e ardhshme do të kulmojë me një Asamble Kombëtare mes të dyja vendeve.

“110-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë na bëri bashkë deputetët e të dy Parlamenteve. Sukseset e Kosovës nuk do të ishin të mundura pa mbështetjen e Shqipërisë që nga ekzistenca jonë dhe ato të Shqipërisë pa Kosovën!”.

“Mbledhja e ardhshme do të kulmojë me një Asamble Kombëtare mes të dyja vendeve. Dy shtete me një zemër!”, ka shkruar Hoxhaj.

Shpërndaje në: