Hoxhaj takon Lajçakun: Dialogu s’duhet të ketë përfundim tjetër pos njohjes së ndërsjellë

Hoxhaj takon Lajçakun: Dialogu s’duhet të ketë përfundim tjetër pos njohjes së ndërsjellë

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, deputeti i PDK-së Enver Hoxhaj, ka qenë pjesë Forumit Strategjik në Bled të Sllovenisë, ku në kuadër të këtij forumi pati një diskutim edhe me Miroslav Lajçak.

Për këtë takim Hoxhaj ka njoftuar në llogarinë e vet në “Facebook”.

“Në Forumin Strategjik në Bled të Sllovenisë patëm një diskutim të frytshëm me mikun tim, Miroslav Lajçak. Shkëmbyem ide mbi zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe qëndrime për dialogun Kosovë-Serbi, i cili s’duhet të ketë përfundim tjetër pos njohjes së ndërsjellë”, ka shkruar Hoxhaj.

Shpërndaje në: