Hulk po pret edhe një fëmijë – e ka lënë mbesën e ish-gruas së tij shtatzënë

Hulk po pret edhe një fëmijë – e ka lënë mbesën e ish-gruas së tij shtatzënë

Dikur në mesin e lojtarëve më premtues në futbollin evropian, Hulk sot po pret edhe një tjetër fëmijë.

Jeta e tij personale nuk ka qenë aq stabile viteve të fundit, me brazilianin që ndahej nga gruaja e tij me të cilën ishte bashkë për 12 vite.

Ajo njëkohësisht ishte nëna e tre fëmijëve të Hulk, por kjo nuk ishte arsye e mjaftueshme për të vazhduar bashkëjetesën.

Ish lojtari i Porto ishte futur në një lidhje dashurie me mbesën e gruas së tij, Camila, përcjell Periskopi.

Hulk ka njoftuar përmes rrjetit social ‘Instagram’ se ai po pret një fëmijë dhe se Camila është shtatzënë.

Braziliani aktualisht aktivizohet me skuadrën e Atletico Mineiro dhe është 35 vjeç. /Periskopi/

Shpërndaje në: