Hulumtimi zbulon se veturat me benzin dhe naftë janë më të mira se ato elektrike

Hulumtimi zbulon se veturat me benzin dhe naftë janë më të mira se ato elektrike

Automjetet e prishura elektrike mesatarisht i kaluan nga pesë ditë në servis, krahasuar me 3-4 ditë, sa i kaluan veturat me benzin ose naftë.

Hulumtimi ngre dyshim ndaj perceptimit se automjetet elektrike janë më të besueshme se ato me karburant tradicional për shkak se kanë më pak pjesë lëvizëse. Automjetet elektrike janë më të shtrenjta se sa modelet klasike, për shkak të çmimit të lartë të baterive të tyre.

Prishjet më të shpeshta që u raportuan nga pronarët e modeleve elektrike ishin ato të  softuerit.

“Ne e dimë se shoferët dëshirojnë të kalojnë në vetura që e mbrojnë ambientin, por është shumë e rëndsishme që ata të kenë edhe produkte cilësore,” deklaroi redaktorja e ‘Which?’ Lisa Berber.

Ndryshe, doli se veturat më të besueshme, pavarësisht llojit të karburantit, janë ato komplet hibride, që kanë një bateri dhe që mund të mbushen nga motori klasik i tyre.

Në hulumtimin e ‘Which?’ morën pjesë mbi 48,000 persona, të cilët ofruan dhëna për afro 57,000 automjete , përfshirë këtu 2,184 automjete elektrike.

Shpërndaje në: