Humanizmi e shpëton kryefamiljaren e parakohshme (Video)

Humanizmi e shpëton kryefamiljaren e parakohshme (Video)

Larg kasolles ku jetoi për 13 vjet, e në të cilën pas vdekjes së të atit i ra pesha e problemeve familjare. Megjithë nënën e sëmurë dhe vështirësitë ekstreme ekonomike Valbona nuk hoqi dorë nga shkolla dhe librat për të janë të vetmet në valixhen e rrugës që e pret. Në këtë dhomë s’ka asnjë kujtim tjetër për të.

-A ke ndonjë foto që do ta marrësh?

-Jo. S’kam.

– Asnjë foto, diçka me familjarë, me babin, vëllain, mamin.

– Jo, s’kam asgjë. Nuk kam bërë ndonjëherë fotografi.

– Po përse qan?

– Qaj se do iki prej këtej.

Pas publikimit të një kronike për vajzën e cila ishte kthyer në kryefamiljare, me mbështetjen e një biznesmeni shqiptar, i është dhuruar familjes Rizaj një shtëpi në Ballsh.

“Tani Valbona nuk duhet të eci më 14 km në këmbë, e ka shkollën 100 metra larg. Gjithashtu kemi komunikuar dhe me organet kompetente për ndihmën ekonomike për ta marrë aq sa i takon”, tha Arbër Hajdari.

Pas hapjes së një mundësie të re Valbona ka vendosur se cili do të jetë drejtimi i saj.

“Kur të rritem do ndihmoj njerëz në nevojë siç më ndihmuan edhe mua”, ka thënë Valbona

Shpërndaje në: