Humb jetën një grua nga helmimi në një restorant në Prishtinë, familja thotë se nuk iu bë obduksioni

Humb jetën një grua nga helmimi në një restorant në Prishtinë, familja thotë se nuk iu bë obduksioni

Një person ka njoftuar se gruaja e tij ka ndërruar jetë në QKUK si pasojë e helmimit nga ushqimi në restorant dhe se të njëjtës nuk i është bërë fare obduksioni.

Sipas raporti të Policisë, ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij ka ndërruar jetë si pasojë e helmimit nga ushqimi në restorant dhe e njëjta është varrosur me datën 5.10.2021 pa u bërë obduksion.

Është njoftuar prokurori dhe me urdhër të tij fillojë procedurat hetimore dhe është iniciuar rasti si më lart.

Raporti i plotë:

VDEKJE E DYSHIMTË

QKUK, Prishtinë 04.10.2021 – 17:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij  ka ndërruar jetë si pasojë e helmimit nga ushqimi në restorant  dhe e njëjta është varrosur me datën 5.10.2021 pa u bërë obduksion. Është njoftuar prokurori dhe me urdhër të tij fillojë procedurat hetimore dhe është iniciuar rasti si më lart.

Shpërndaje në: