Humb Loriana Kuka: Mbetet në garë për medalje të bronztë

Humb Loriana Kuka: Mbetet në garë për medalje të bronztë

Loriana Kuka nuk arriti të kalojë nënkampionen e botës dhe dy herë nënkampionen e Evropës, Guusje Stenhuis.

Xhudistja kosovare është mposhtur nga holandezja, mirëpo do të vazhdojë garën për medaljen e bronztë.

Kuka e cila në këto gara merrte pjesë në kategorinë deri në 78 kilogramë, nuk ka arritur të shkojë më larg sesa çerekfinalja.

Deri më tani, Kosova mbetet me vetëm dy medalje në Lojërat e dyta Evropiane të Minskut, me atë të Majlinda Kelmendit (medaljen e artë) dhe të Nora Gjakovës (medaljen e argjendtë).

Nga përfaqësimi i Kosovës në xhudo, dje (23 qershor) është eliminuar edhe Akil Gjakova, mirëpo Kuka do të ketë shansin të pakën ta fitojë medaljen e bronztë.

Shpërndaje në: