Humb luftën me kancerin e gjirit: Vdes aktorja Kelly Preston, gruaja e John Travoltas

Humb luftën me kancerin e gjirit: Vdes aktorja Kelly Preston, gruaja e John Travoltas

Kelly Preston, aktorja dhe gruaja e John Travoltas, ka vdekur në moshën 57 vjeçare.

Travolta postoi në Instagram: “Gruaja ime e bukur Kelly e humbi betejën dyvjeçare me kancerin e gjirit. Ajo e luftoi një luftë kurajoze me dashurinë dhe mbështetjen e shumë njerëzve.”

Çifti në fjalë ka qenë i martuar për gati 29 vjet. Karriera e Prestonit përfshinte role në filmat e njohur “Twins”, “From Dusk Till Dawn”, “Jerry Maguire”, dhe “The Cat in the Hat”, shkruan BBC, përkthen Periskopi.

Ajo po ashtu ka luajtur në filma bashkë me burrin e saj, Travoltan.

Në postimin e tij, Travolta falenderoi punëtorët shëndetësor që ishin kujdesur për gruan e tij “ashtu si shumë miq dhe të dashur që ishin krah saj”.

“Do ta marr kohën që më duhet për fëmijët e mi që e humbën nënën e tyre, kështu që më falni nëse nuk do të dëgjoni prej meje.” – shkroi më tej Travolta.

Djali i çiftit, Jett Travolta, kishte vdekur në moshën 16 vjeçare derisa ishte në pushime me familjen.

Ata kanë dy fëmijë të tjerë, Ella Bleu-në dhe Benjaminin. /Periskopi

Shpërndaje në: