Humbet Arsenali, rrezikon edhe Europa Ligën

Humbet Arsenali, rrezikon edhe Europa Ligën

Ekipi i Arsene Wenger është mposhtur nga ekipi i Newcastle me rezultat 2:1, në kuadër të xhiros së 33-të të Premier Ligës angleze. Me këtë humbje tashmë ekipi i Arsenalit rrezikon seriozisht të humbas edhe pozitën e 6-shtë e cila e dërgon në kualifikimet e Europa League.

Në këtë ndeshje fillimisht në epërsi kishte kaluar Arsenali me golin e La Cazzete në minutën e 14’, por më pas ekipi i Neëcastle arriti që ta përmbys rezultatin me golat e Perez 29’ dhe Richie në minutën e 68’.

Aktualisht Arsenali renditet në pozitën e 6-shtë me 54 pikë, Burnley i 7-ti me vetëm dy pikë më pak.

Ekipi i Newcastle pas fitores vetëm sa e shton komoditetin edhe për një sezon tjetër në Premier League./Periskopi/.

Shpërndaje në: