Humbi gjyqin me Johnny Depp, Amber Heard ndërmerr diçka

Humbi gjyqin me Johnny Depp, Amber Heard ndërmerr diçka

Ekipi ligjor i Amber Heard ka paraqitur një mocion për të hedhur poshtë vendimin e gjykatës, që vendosi në favor të ish burrit të saj, Johnny Depp. Avokatët që përfaqësonin aktoren 36 vjeçare paraqitën kërkesën me arsyetimin se vendimi se ajo kishte shpifur Depp, nuk mbështetej me prova.

Në një memorandum prej 43 faqesh, ajo argumenton se vendimi dhe dëmshpërblimi prej 10 milionë dollarësh që i detyrohet Depp, duhet të hidhet poshtë me arsyetimin se gjatë gjyqit, ai vazhdoi të shpifte duke thënë se deklaratat e saj ishin në të vërtetë të rreme.

Pasi gjykata dha vendimin në favor të aktorit Depp, Amber deklaroi se: ““Zhgënjimi që ndjej sot është përtej asaj që mund të përshkruaj me fjalë. Ndihem zemërthyer që mali i provave nuk ishte i mjaftueshëm për t’i bërë ballë fuqisë dhe ndikimit të ish-bashkëshortit tim.

Unë jam edhe më e zhgënjyer për atë që ky vendim do të thotë për gratë e tjera. Unë besoj se avokatët e Johnny-t ia dolën që ta detyronin jurinë të anashkalonte çështjen kyçe të Lirisë së Fjalës dhe të injoronte provat që ishin aq bindëse sa fituam në Mbretërinë e Bashkuar.

“Jam e trishtuar që e humba këtë çështje. Por jam akoma më e trishtuar që duket se kam humbur të drejtën që mendoja se e kisha si amerikane, të flas lirshëm dhe hapur”, tha ajo. /abcnews.al

 

Shpërndaje në: