Humbi nga Argjentina, por edhe Polonia kualifikohet për rundin tjetër nga pozita e dytë e grupit C’

Humbi nga Argjentina, por edhe Polonia kualifikohet për rundin tjetër nga pozita e dytë e grupit C’

Kanë përfunduar edhe dy takimet e radhës të grupit C’ në kuadër të rundit të fundit në fazën e grupeve në Botërorin e Katarit 2022.

Argjentina ka shënuar fitore të madhe ndja Polonisë me dy gola të realizuar nga Mac Allister në minutën e 46’të si dhe goli i dytë erdhi nga Alaverez në atë të 67’të, shkruan Periskopi.

Me këtë fitore Argjentina shkoi në kotën e gjashtë pikëve me vendin e parë në grupin C’ duke siguruar kualifikimin në 1/8 e finales në Kupën e Botës.

Kurse në vendin e dytë u radhit Polonia edhe pse nuk fitoi ndaj Argjentinës arriti të kualifikohet me 4 pikë nga vendi i dytë i këtij grupi.

Ndërkaq Meksika dhe Arabia Saudite janë eliminuar tashmë nga Kupa e Botës, me meksikanët që e fituan takimin ndaj Arabisë me rezultatin 1:2./Periskopi/

Shpërndaje në: