Humbi zgjedhjet, jep dorëheqjen kryeministrja e Suedisë

Kryeministrja suedeze Magdalena Andersson, njëkohësisht dhe liderja e socialdemokratëve ka dhënë dorëheqjen pas humbjes së zgjedhjeve parlamente.
Njoftimi u dha nga vetë Andersson përmes televizionit kombëtar, pasi u numëruan votat e fundit të zgjedhjeve politike të së dielës së kaluar.
Kryeministri pranoi fitoren e koalicionit të krahut të djathtë, të mbështetur nga demokratët suedezë të Jimmie Akesson.