Humbja e Joshua tollovit gjithçka: Dillian Whyte do të jetë i mandatuari nga WBC për duelin me fituesin e Fury – Wilder

Humbja e Joshua tollovit gjithçka: Dillian Whyte do të jetë i mandatuari nga WBC për duelin me fituesin e Fury – Wilder

Më 9 tetor të këtij viti, Tyson Fury do të synojë ruajtjen e titullit të kampionit të WBC, në peshat e rënda në boks.

Fury fitonte këtë titull pikërisht në duelin kundër Wilder, por tani duhet ta ruajë në meçin që kompleton trilogjinë mes tyre.

Humbja e Anthony Joshua ka zbehur shpresat që të shohim një duel të tij me fituesin e Fury-Wilder për unifikimin e titujve.

Sipas raportimeve të fundit nga ‘The Sun’, si dhe fjalëve të Eddie Hearn, Whyte do të jetë i mandatuari nga WBC që do të thotë ai duhet të përballet me njërin nga dy gjigantët.

“Përderisa Dillian e mposht Otto Wallin, atëherë Whyte do të jetë i mandatuari i WBC për fituesin. Nuk ka arsye për të mos ndodhur kjo. Dillian, i cili 100% do të donte AJ të fitonte, sepse ai nuk e pëlqen këtë”, ka thënë Hearn, transmeton Periskopi.

“Kështu që tani, derisa prisni për meçin e unifikimit të titujve, ju them se nëse ndodh do të ndodh gjatë verës tjetër”, shtoi promotori.

Nëse Anthony Joshua do të fitonte meçin me Usyk, atëherë ai do të duelonte fituesin e Fury-Wilder për unifikimin e titujve. /Periskopi/

Shpërndaje në: