Humbja e Man Unitedit nga Watfordi ishte aq poshtëruese, saqë lojtarët filluan të qajnë në zhveshtore

Humbja e Man Unitedit nga Watfordi ishte aq poshtëruese, saqë lojtarët filluan të qajnë në zhveshtore

Lojtarët dhe stafi i Manchester Unitedit ishte ‘në lot’ pas humbjes të së shtunës 4-1 nga Watfordi.

Kjo sipas raportit nga ‘Manchester Evening News’ [MEN], e cila kupton se emocionet ishin në nivel të lart në ‘Vicarage Road’ pas vërshëllimës së fundit, transmeton Periskopi.

Raporti shton se shumë futbollistë të Unitedit menduan se takimi me Watfordin ishte ndeshja e fundit e Ole Gunnar Solskjaerit në drejtim të klubit.

Solskjaer u vërshëllye nga fansat që kishin udhëtuar të Unitedit, derisa u mundua të kërkonte falje për një tjetër paraqitje të dobët të skuadrës.

Trajneri norvegjez, i cili fillimisht mori drejtimin e klubit në baza të përkohshme pasi ishte shkarkuar Jose Mourinho në dhjetor të vitit 2018, pritet të lirohet nga detyra e tij të dielën.

Një mbledhje emërgjente e bordit u mbajt të shtunën mbrëma dhe, sipas Duncan Castles nga ‘Sunday Times’, u konkludua me vendimin e bashkëpronarit Joel Glazer për ta shkarkuar Solskjaerin.

Darren Fletcher pritet të drejtojë skuadrën përkohësisht deri në emërimin e ri, me Zinedine Zidanen që është favorit.

MEN nuk specifikoi cilët lojtarë dhe pjestarë të stafit qanë në zhveshtore pas ndeshjes, edhe pse është e qartë se largimi i Solskjaerit nuk do të vijë si befasi për ata që janë brenda zhveshtores në ‘Old Trafford’. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: