Humbja nga Naim Fetahu, flet Fahri Osmani

Humbja nga Naim Fetahu, flet Fahri Osmani

Fahri Osmani, kandidat për kryetar të PDK’së në Podujevë ka folur për Gazetën Express pas humbjes së zgjedhjeve. Naim Fetahu u zgjodh kryetar i PDK’së në Llap.

Osmani i cili humbi garën për dy vota thotë të ketë uruar Fetahun.

“Delegatët e Konventës Zgjedhore kanë vendosur që t’i japin besimin për mandatin katër vjeçar z. Naim Fetahu. E kam uruar për postin. Nuk e kuptoj assesi si fragmentim të strukturës qytetare dhe partiake”, theksoi ai.

Në Kuvendin zgjedhor të kësaj dege ne Podujevë Fetahu mori 117 vota kundrejt Osmanit që mori besimin e 115 anëtarëve.

Partia Demokratike e Kosovës që një kohë është duke mbajtur zgjedhjet brenda partisë, proces ky që pritet të përfundojë në fund të këtij muaji.

Shpërndaje në: