Hummels: Kur shënova autogol djali im u gëzua, ai mendon që sa herë që shënoj gol është “OK”

Hummels: Kur shënova autogol djali im u gëzua, ai mendon që sa herë që shënoj gol është “OK”

Gjermania u mposht nga Franca dhe sigurisht Mats Hummels është një prej atyre që e ka përjetuar më keq humbjen e pësuar, pasi mbrojtësi shënoi autogolin që u dha tre pikët kampionëve të botës.

Hummels reagoi shumë ngathtësisht duke u përpjekur të largonte një top të Lucas Hernandez dhe e tundi rrjetën e Manuel Neuer.

Qendërmbrojtësi i Borussia Dortmund ka zbuluar reagimin epik të djalit të tij, që ende nuk i mbushur 4 vjeç dhe normalisht nuk është se i di rregullat e futbollit.

“Fatmirësisht Ludwig nuk e di ende se çfarë është autogoli. Ai mendon se kut topi shkon në rrjetë është gjithmonë ‘OK’. Më thanë se ai po brohoriste. Ndoshta duhet t’ia mësoj se çfarë është autogoli”, ka treguar Hummels për Bild.

Shpërndaje në: