Humorist Konjufca e tregon një batutë në Kuvend – deputetët “shkrihen” së qeshuri

Humorist Konjufca e tregon një batutë në Kuvend – deputetët “shkrihen” së qeshuri

Për shkak të mungesës së kuorumit, deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk e votuan të enjten projektligjin për edukimin në fëmijëri të hershme. Derisa po konfirmohej kuorumi, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, gjeti kohë për pak batutë. 

“Mbasi jemi duke ndenjur, a t’ua tregoj një batutë. Një batutë për Ismetin (Ismet Krasniqi, sekretar i Kuvendit v.j). Një grua në moshë, e thërret dikë këtu prej deputetëve dhe i thotë: Çka është puna e Bajrush Xhemajlit (ish-deputet i Kuvendit v.j.) herë po ulet atje, herë të kryetari i Kuvendit!?”, tha Konjufca, derisa salla shpërtheu në të qeshura.

Më poshtë keni videon:

Shpërndaje në: