Hungaria bllokon ndihmën 17.8 miliardë euro të BE-së për Ukrainën

Hungaria bllokon ndihmën 17.8 miliardë euro të BE-së për Ukrainën

Hungaria ka vënë veton ndaj paketës së propozuar nga BE për të ndihmuar financiarisht Ukrainën me një fond prej 17.8 miliardë eurosh në vitin 2023.

Vetoja e Hungarisë bëri që 26 shtetet e tjera anëtare të BE-së të përpunojnë një plan teknik më të komplikuar për të siguruar që ndihma t’i kalojë Kiveit për Vitin e Ri.

Po ashtu, ky hap i radhës i marrë nga Hungaria përkeqëson më tej mosmarrëveshjet rreth sundimit të ligjit në vend dhe pikëpamjet e kryeministrit Viktor Orban mbi pushtimin e Ukrainës nga Rusia.

Pas vendimit të Hungarisë, Tuomas Saarenheimo, kryetar i Komitetit Ekonomik dhe Financiar të Këshillit të BE-së tha se në fund u gjet një marrëveshje mbi formulimet që lejojnë një mënyrë fleksibël dhe të shpejtë për të shpërndarë fonde në Ukrainë pa ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si BE i menaxhon fondet.

27 vendet e BE-së tani kanë kohë deri më 19 dhjetor për të marrë një vendim.

Shpërndaje në: