Hungaria dënohet me dy ndeshje pa fansa dhe gjobë masive, pas abuzimeve ndaj yjeve të Anglisë

Hungaria dënohet me dy ndeshje pa fansa dhe gjobë masive, pas abuzimeve ndaj yjeve të Anglisë

Hungaria është dënuar me dy ndeshje pa fansa në stadium dhe një gjobë masive, pas abuzimeve të tmerrshme raciste ndaj yjeve të Anglisë.

FIFA ka komunikuar dënimin – ku përfshihet një gjobë prej 200 mijë eurove – për shkak të telasheve në stadium gjatë fitores 4-0 të Anglisë në Budapest, më 2 shtator, transmeton Periskopi.

Fansat nuk do të mund të shikojnë ndeshjen kualifikuese kundër Shqipërisë më 9 tetor, derisa pezullimi i dytë do të aplikohet brenda dy viteve.

Shuma e gjobës është jashtëzakonisht e lartë, marrë parasysh dënimet e kaluar të FIFA-s për Hungarinë që ishin me shumë 15 mijë dhe 25 mijë euro. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: