Hungaria e fortë për Kosovën – e mposht me plot 15 pikë epërsi

Hungaria e fortë për Kosovën – e mposht me plot 15 pikë epërsi

Përfaqësuesja e Kosovës U 21 në hendboll e ka pësuar edhe humbjen e dytë në Kampionatin Botëror që po zhvillohet në Spanjë.

“Dardanët” sonte kanë pësuar humbje nga Hungaria me rezultat 21:36, ndërsa pjesa e parë përfundoi me shifrat 9:20, transmeton Periskopi.

Hungarezët që nga fillimi e deri në fund ishin më të mirë, e diktuan ritmin e lojës dhe fitorja e tyre nuk u rrezikua për asnjë moment.

Edhe para ndeshjes nuk është pritur më shumë nga hendbollistët tanë, pasi Hungaria është përfaqësuese shumë cilësore.

Kjo është edhe hera e parë që një Përfaqësuese e Kosovës është duke u paraqitur në një Botëror, duke shënuar një sukses tjetër historik në hendbollin kosovar. Kosova është në Grupin C bashkë me Bahrejnin, Brazilin, Hungarinë, Portugalinë dhe Kroacinë.

Ndërkohë, nesër me fillim nga ora 16:30 Kosova do të përballet me Portugalinë. Botërori “Spanjë 2019“ ka filluar më 16 korrik dhe do të përfundojë me 28 korrik. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: