Huqja e madhe nga organizatorët e Lojërave Mesdhetare, ngatërrojnë himnin e Shqipërisë

Huqja e madhe nga organizatorët e Lojërave Mesdhetare, ngatërrojnë himnin e Shqipërisë

Teksa u ngjit në podium për të marrë medaljen e artë, që fitoi në garën e 3000 metrave në Lojërat Mesdhetare në Algjeri, në sfond u vendos himni i Libisë.

Ekipi shqiptar qëndroi në pritje, derisa organizatorët rregulluan gafën dhe vendosën himnin kombëtar të Shqipërisë. Videon mund ta shikoni duke klikuar KËTU.

Atletja kuqezi, Luiza Gega bëri një garë të shkëlqyer. Qysh në start ajo e udhëhoqi garën, duke mos e vënë asnjëherë në dyshim fitoren e saj. Madje nga xhiro në xhiro, ajo e thelloi distancën nga ndjekëset e saj, duke i lënë pas thuajse 50 metra.

Fitorja e medaljes së artë në Lojërat Mesdhetare të Orani nga atletja Luiza Gega, as më pas dhe as më shumë, është një konfirmin e aftësive të saj sportive, e cila edhe para katër vitesh fitoi medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare të Tarragonës në Spanjë.

Pas këtij suksesi të atletes Luiza Gega, numri i medaljeve të sportistëve shqiptarë në Lojërat Mesdhetare të Oranit shkoi në 3, dy të arta dhe një bronzi. /TCh

Shpërndaje në: