Huqja e vitit? ‘Fakti historik’ i analistit të VV-së që do t’iu lë pa fjalë (Video)

Huqja e vitit? ‘Fakti historik’ i analistit të VV-së që do t’iu lë pa fjalë (Video)

Analisti i njohur Krenar Shala që mbështet hapur Vetëvendosjen dhe liderin e saj Albin Kurtin ka bërë një gafë të pakuptueshme derisa po paragjykonte preferencat e një gazetari tjetër.

Ai shprehet në një video se “Milaim Zeka e mbështet tinëz kandidatin e AAK-së për kryetar të Skënderajt”, por më pas merr vesh se një kandidat i tillë në këtë qytet nuk ekziston.

“Unë vetëm desha të theksoj një fakt historik që Milaim Zeka tinëz e përkrah kandidatin e AAK-së në Skënderaj… tinëz.” – shprehet z. Shala, përcjell Periskopi.

“T’kujna?” – e pyet më pas z. Zeka.

“T’AAK-së?” – i përgjigjet Shala.

“S’ka kandidat në Skënderaj hiç AAK-ja,” – ia kthen një panelist tjetër.

“A s’ka a?” – thotë ai, kur kupton se ka gabuar.

Shpërndaje në: