Huqja epokale e Sylë Tahirsylajt për motin: Bie borë fjolla-fjolla

Huqja epokale e Sylë Tahirsylajt për motin: Bie borë fjolla-fjolla

Nëse Sylë Tahirsylaj do të kishte besimtarë fanatikë siç i kanë liderët tanë militantët e tyre, atëherë qyteti do të ishte i dendur me njerëz të veshur me pallto të trasha dhe kapela të dimrit.

Për datat 14 deri më 19 nëntor, z.Tahirsylaj kishte parashikuar që do të binte borë në vendin tonë. Por, ‘perëndia’ kishte plane të tjera për ne.

Në vend se të na mërdhinte, ajo na dërgoi një mot të nxehtë e të papritur, me diell dhe me temperaturën që e kapte 20 gradë celsiusëshin, shkruan Periskopi.

“Nga data 14  dhe 19 nëntor pritet që të bie borë dhe nuk ka ndonjë rrezik. Deri më datën 13 nuk ka as reshje shiu e as bore.  Pas këtyre datave, temperaturat do të bien dukshëm por bora nuk do të jetë e qëndrueshme’’ – kishte thënë më datën 10 nëntor z.Tahirsylaj.

Sidoqoftë, rënia e temperaturave prej pasnesër e tutje mund të jetë një pjesë parashikimi që mund t’i dalë e vërtetë meteorologut të famshëm kosovar.

Natyrisht, duhet thënë që parashikimet e z.Tahirsylaj zakonisht dalin shumë të sakta, e prandaj kjo huqja edhe u bë lajm nga gazeta jonë. /Periskopi

Shpërndaje në: