Hydajet Hyseni për Besnik Bislimin: Nuk e kam të qartë çka ka dashur të thotë

Hydajet Hyseni për Besnik Bislimin: Nuk e kam të qartë çka ka dashur të thotë

Zëvendëskryeministri i Kosovës njëherësh udhëheqësi i dialogut teknik me Serbinë Besnik Bislimi, ka shkaktuar reagime të ashpra kur doli në konferencë për media të enjten për të folur për takimin që pati në Bruksel për çështjen e dialogut e Kosovës me Serbinë.

Bislimi tha se me Serbinë janë pajtuar që që të hapen të gjitha arkivat, përfshirë ‘edhe ato’ të UÇK-së.

Por në mesin e shumë reagimeve, nuk kemi dëgjuar ende një të tillë nga bashkëpartiakët e Besnik Bislimit që njëherësh kanë qenë luftëtarë të UÇK-së e veprimtarë të çështjes kombëtare.

I kontaktuar nga Periskopi, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Hydajet Hyseni tha se ‘ nuk e ka të qartë atë që ka thënë z Bislimi’.

Ish Kryetari i Shoqatës së të Burgosurve Politikë të Kosovës, ka sugjeruar që të kontaktohet vet zëvendëskryeministri Besnik Bislmi që të sqarojë atë deklaratë.

Nuk e kam dëgjuar deklaratën e Besnik Bislimit dhe nuk e kam të qartë atë që ka dashur ta thotë. Është mirë ta kontaktoni z Bislimi që ta sqarojë atë. Ndoshta më vonë mund të flasim për këtë temë”, tha Hyseni për Periskopin.

Kujtojmë se krerët e UÇK-së kanë thënë vazhdimisht se UÇK-ja nuk ka arkiv./Periskopi/

Shpërndaje në: