Hykmete Bajrami: Jemi të sigurt në fitore

Hykmete Bajrami: Jemi të sigurt në fitore

Anëtarja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se koalicioni i tyre me partitë tjera, AKR dhe Alternativa është koalicioni më i mirë.

Kjo pasi sipas saj, ky koalicion është i bazuar në programe, njofton Klan Kosova.

Është koalicioni më i mirë, sepse është i bazuar në programe.

“Kryeministri pas 11 qershorit do ta ketë ekskluzivitetin ta tregojë atë për publikun e gjerë”, ka thënë Bajrami në Magazina Zgjedhore.

Puna sipas saj po shkon shumë mirë prandaj edhe besojnë në fitore.

“Nga ajo çka po shohim në terren, jemi shumë të sigurt në fitoren tonë”, ka pohuar Bajrami.

“Jemi shumë mirë të organizuar”.

Ajo më tej ka thënë se e kanë shumë të lehtë që të kërkojnë edhe vota, pasi që në Qeverinë e fundit ka thënë se kanë bërë punë të mira.

Shpërndaje në: