Hykmete Bajrami- Qeverisë: Punoni diçka, do të ndëshkoheni me votë shumë shpejt

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili u mor me opozitën që ditëve të fundit e ktitikoi Qeverinë në lidhje me ekonominë.
Murati tha se të dhënat tregojnë të kundërtën, por Bajrami thotë se qytetarët po kërkojnë llogari.
Deputetja tutje ka shtruar disa pyetje për premtimet e dhëna nga qeveria aktuale, ndërsa tha se qytetarët dhe mjekët po ikin nga Kosova.
Sipas Bajramit, qytetarët do ta ndëshkojnë këtë Qeveri shumë shpejt, “ndoshta, më shpejt se sa ka menduar opozita”.
Postimi i saj i plotë:
Edhe kryetarja e Forumit të Gruas të Lidhjes Demokratike të Kosovës Jehona Lushaku – Sadriu, i ka reaguar Muratit. Ajo ka thënë se kjo ministri ka realizuar vetëm 1 për qind të investimeve kapitale.