Hykmete Bajrami tregon se a ka votuar për shkarkimin e Vjosa Osmanit

Hykmete Bajrami tregon se a ka votuar për shkarkimin e Vjosa Osmanit

Anëtarja e kryesisë së LDK-së, njëheresh ministre Financave, Hykmete Bajrami, ka thënë se ka abstenuar  në votimin për shkarkimin e Vjosa Osmanit nga posti i nënkryetares së LDK-së.

“Ka qenë vendim i organeve të partisë, jo vendim i imi personal. Po dua ta shfrytëzoj të drejtën time për të mos komentuar këtë. Nuk besoj se as znj. Osmani e as unë të pranojmë që të jemi viktima për shkak të gjinisë. Vendimet e tilla besoj se do t’i vlerësojnë qytetarët dhe do i vlerësojë historia. Unë e kam dhënë votën. Unë po ju tregoj se kam abstenuar”, ka thënë Bajrami në Interaktiv të KTV-së.

 

Shpërndaje në: