Hykmete Bajrami tregon se çfarë po bën tash Isa Mustafa
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë në largim që vjen nga LDK, Hykmete Bajrami nuk ka dashur të japë detaje lidhur me takimet mes partisë ku ajo bën pjesë dhe Vetëvendosjes për një listë të mundshme të përbashkët zgjedhore.
“Koalicioni me AKR-në dhe Alternativën u kalli datën oponentëve tanë kryesorë dhe u panë lëvizjet e fundit politike për këtë”.
Bajrami ka deklaruar poashtu se Veseli e prishi marrëveshjen me LDK-në duke dashur postin e kryeministrit, e më pas sipas saj, nga frika e fitores së LDK-së, ai bëri marrëveshje me AAK-në dhe Nisma-n.
“Veseli e prishi koalicionin, e prishi marrëveshjen dhe e ndërpreu këtë qeverisje për të marrë pozitën e kryeministrit dhe edhe kjo ëndje u bë e parealizuesheme, është frika nga fitorja e LDK-së që e shtyri Veselin që në minutat e fundit të bëjë koalicion me AAK-në”.
Ministrja në detyrë ka thënë poashtu se akoma nuk është vendosur për listën e deputetëve dhe nëse ajo do të jetë në këtë listë.
“Listën e deputetëve për koalicionin e LDK-së po e bën kryetari Mustafa dhe tre nënkryetarët e partisë, nuk kam dëgjuar që flitet për pozita sepse kauza jonë është që koalicioni t’i fitojë zgjedhjet në mënyrë që të ju dëshmojmë të gjithë oponentëve që LDK di të marrë vendime dhe do të jetë fituese për të ofruar perspektivën për qytetarët e Kosovës”.



