Hyrja e xhandarëve serbë në Karaçevë, Haxhiu kërkon dorëheqjen e Qëndron Kastratit
Bekim Haxhiu, deputet i PDK-së, ka kërkuar që kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, të jap dorëheqje nga pozita e tij.
Kjo kërkesë e Haxhiut vjen pas hyrjes së forcave serbe në thellësi të fshatit Karaçevë të kësaj komune.
Siç është shprehur Haxhiu me anë të një postimi në Facebook, mbyllja e shkollave në brezin kufitar ka ndikuar që nga aty të shpërngulen shqiptarët.
“Qendron Kastrati, kryetar i Komunës se Dardanës i zgjedhur nga LVV do të duhej të jepte dorëheqje nga posti i tij, sepse jo që nuk po i mbështetë banorët e brezit kufitar, por ua mbylli edhe shkollat me çka i detyrojë të shpërngulen nga ajo pjesë, e në anën tjetër lejoi hapjen e kazinove në territorin e komunës se tij”, ka shkruajtur ai.
Postimi i plotë:
Komuna e Dardanës/Kamenicës mbylli shkollat në brezin kufitar, për pasojë e kemi shpërnguljen e popullatës dhe ja pasojat dhe rezultati, xhandarët e Serbisë shetisin nëpër Karaçevë lirshëm.
Qendron Kastrati, kryetar i Komunës se Dardanës i zgjedhur nga LVV do të duhej të jepte dorëheqje nga posti i tij, sepse jo që nuk po i mbështetë banorët e brezit kufitar, por ua mbylli edhe shkollat me çka i detyrojë të shpërngulen nga ajo pjesë, e në anën tjetër lejoi hapjen e kazinove në territorin e komunës se tij.
Po ashtu, drejtori i policisë kufitare nese nuk jep dorëhqje, duhet të shkarkohet brenda 24 orëve.
Njerëz në këto pozita kanë përgjegjësi për kufijt e komunës e tërë Kosovës, në të kundërtën duhet t’i lshojnë ato pozita për ata që kanë dije e guxim.
Në raste të tilla tregohet patriotizmi, trimëria dhe gatishmëria për t’a mbrojtur vendin në çdo cep, e jo në fb e konferenca shtypi.