Hysaj: Kemi besim dhe jemi përforcuar, kemi gjasa për Katar

Periskopi.com Sporti

Në prag të ndeshjes ndaj San Marinos, e cila do të zhvillohet nesër në stadiumin “Elbasan Arena” në orën 20:45, e vlefshme për fushatën kualifikuese të Botërorit “KATAR 2022”, në konferencën e zakonshme përpara sfidës është shfaqur Elseid Hysaj i cili analizon këtë takim:

Fitorja-U dëshironte kjo fitore sepse të karikon shumë për të ecur përpara. Kemi mundësi të shkojmë në Katar dhe jemi të motivuar për ndeshjen e radhës.

Besimi– Kemi besim dhe e jemi përforcuar, Shqipëria nuk ka qenë kaq e përforcuar me lojtarë që luajnë me ekipet e mira europiane. Duhet të kemi besim, duhet të luajmë shumë mirë sepse edhe me Hungarinë kemi luajtëm shumë mirë.

Kush është kundërshtar direkt, Polonia apo Hungaria- Të dyja këto skuadra janë në nivele të mira, Polonia ka niveli me Levandovski që luan te më të mirët ndërsa Hunagria është si puna jonë kanë grupin punojnë bashkë për të bërë mirë kështu që të dyja i kemi rivalë deri në fund.

Harmonia në grup– Kemi dhe në mesfushë dhe në sulm, siç e pamë dhe me Hungarinë mesfusha dha maksimumin dhe bëri lëvizje shumë të mira që duheshin bërë, e rëndësishme është të kesh sulmues që shënojnë dhe këtë e kemi bërë, e bëri Cikalleshi me Poloninë, Broja me Hunagrinë por me kohën do të kemi më shumë vlera në fushë në të gjitha repartet.

Ndeshjet e kthimit me Hungarinë dhe Poloninë- Unë besoj që kemi mundësi, kemi shumë mundësi të marrim përsëri pikë ndaj të dyjave, San Marino është ekip me vërtet që jemi të favorizuar dhe 3 pikëshi duhet të jetë i joni se s’bën. Ndeshjen me Poloninë mezi po e presim sepse na vjen inati, të gjitha statistikat ishin për ne, ishin ca gabime personale që bëm duhet të rregullojmë gabimet dhe kundër tyre do të jenë ndeshjet më të bukura

Lacio– Skuadra e re shumë mirë, ka perspektivë, ka qellim të shkojë në Ligën e kampionëve, aty gjeta dhe mister Sarrin që kam punuar shumë me te dhe për mua është frymë e re.

Sarri babai sportiv– Besoj se po, me të vërtetë ai më ka rritur në nivelin e karrierës si futbollist dhe dua ta falënderoj.

Shpërndaje në: