Hysaj pas fitores: Kemi treguar rritje të madhe si skuadër, do të jetë ndeshje e bukur ndaj Polonisë

Hysaj pas fitores: Kemi treguar rritje të madhe si skuadër, do të jetë ndeshje e bukur ndaj Polonisë

Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj bëri një lojë të mirë ndaj Hungarisë, edhe pse jo në rolin e protagonistit. Pas ndeshjes, shkodrani u shpreh:

FITORJA: Kemi treguar një rritje të madhe si skuadër, si në ndeshjen e pare dhe këtu. Ishte e drejta të fitonim dhe të merrnim pikët, siç ndodhi tani të shohim.

HUMBJA E RASTEVE: Kishim tre raste të pastra për të shënuar, duhet pak fat. Siç ndodhi me Brojën që bëri një supergol nga ana tjetër e fushës, duhet të jesh i qetë të mos pësosh, pastaj do e gjesh golin.

POLONIA: Do të jetë një ndeshje shumë e bukur, ndeshje që mund të fitojmë ose të humbim shumë gjëra. Duhet të jemi të përqendruar dhe jo shumë të entuziazmuar, të kemi mbështetjen e tifozëve dhe

DËMTIMI I GJIMSHTITI: Dëgjova zhurmën e thashë çfarë ndodhi, më pas erdhi Gjimi tha “dora dora” dhe e kishte thyer. Me erdhi keq për Gjimin pasi është shumë i rëndësishëm për Kombëtaren dhe besoj se do të jetë tifozi jonë më i rëndësishëm për ne në sfidën e radhës.

Shpërndaje në: