Hysamedin Feraj falënderon publikisht Periskopin: Thotë se tentuam t’ia prekim ‘nivelin intelektual’

Hysamedin Feraj falënderon publikisht Periskopin: Thotë se tentuam t’ia prekim ‘nivelin intelektual’

Këshilltari kontravers i kryeministrit Kurti, ka falënderuar mediumin tonë, në përpjekje për të ironizuar lidhur me raportimin e postimit të tij skandaloz për Ramush Haradinajn.

“Falenderoj disa portale, veçanërisht Periskopin dhe Insajderin, për intolerancën e tyre që unë të zbres në nivelin intelektual të Ramushit”, shkruan zoti Feraj, para tri orësh, por që Ne e pamë tani postimin e tij, duke llogaritur në mirëkuptimin e zotit Feraj për vonesën.

Por, gjithsesi jemi këtu!

Më poshtë, po e publikojmë sqarimin e zotit Feraj lidhur me pyetjen e tij për Haradinajn se ‘pse është gjallë ai, e jo vëllezërit e tij’.

Ndërkaq sa i përket ‘nivelit intelektual’ – shqetësimet tona janë lidhur me botëkuptimet arkaike (shpesh edhe famëkeqe) të të shpjeguarit të gjërave nga njerëzit që e rrethojnë kryeministrin e Republikës së Kosovës, se, sa i përket ‘niveleve intelektuale’ – për këto, janë pishtarët e matjes së nivelit në fjalë – bashkëpartiakët e z.Feraj (shih deklarimet publike: Besnik Bislimi, Jahja Kokaj, Dimal Basha, etj).

Ja reagimi i Ferajt:

Falenderim!

– Falenderoj të gjithë ata që e mbështetën sepse e kuptuan, dhe të gjithë ata që e qortuan sepse nuk e kuptuan pyetjen e Ramushit “pse jeni gjallë kur mund të ju kishte vrarë Serbia, në burg a në luftë, siç ka bërë me shumë të tjerë”?

Sigurisht, këta të fundit po ta dinin se në esencë (edhe pse jo aq shprehimisht) ajo pyetje është formuluar nga Ramushi, nuk do të kishin qenë aq të ashpër në kritikat ndaj tij.

– Falenderoj disa portale, veçanërisht Periskopin dhe Insajderin, për intolerancën e tyre që unë të zbres në nivelin intelektual të Ramushit.

Po ashtu i falenderoj që po lexojnë shkrimet e mi të kaluar edhe pse gazetarët e ngarkuar si recenzentë për këtë punë, nganjëherë me dashje, por më shpesh nga padituria nuk i kuptojnë ata dhe prandaj i shtrembërojnë në tituj.

– I falenderoj të gjithë ata që mendojnë se një gjë nuk ka peshë kur e thotë Ramushi, por po ajo gjë merr peshë kur e them unë më qartë mendimin e tij.

Gjithsesi: askush nuk është moralisht i përligjur me e pyet tjetrin: “pse je gjallë?”.

 

Shpërndaje në: