Hysamedini VV-së bën një koment përçarës pas zgjedhjes së Bashkimit në krye të FSK-së

Hysamedini VV-së bën një koment përçarës pas zgjedhjes së Bashkimit në krye të FSK-së

Hysamedin Feraj i Vetëvendosjes ka komentuar përçarshëm përzgjedhjen e Bashkim Jasharit, djali i Rifatit, në krye të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ideologu i Vetëvendosjes nuk është duruar pa sulmuar kundërshtarët politikë të liderit të tij, Albin Kurtit, pas këtij emërimi.

“Çudi, veç disa opinionistëve dhe shefave të tyre partiakë, për emërimin e Bashkim Jasharit në krye të FSK-së qenka mërzitur edhe Vuçiqi,” – është shprehur Feraj, përcjell Periskopi.

Feraj së fundi është dënuar për gjuhë të urrejtjes nga Federata Evropiane e Gazetarëve.

Nuk dihet se cilëve opinionistë po iu referohet z. Feraj. /Periskopi

 

Shpërndaje në: