Hysen Durmishi në krye të Komisionit për rrugën e 150 milionë eurove Prizren-Tetovë

Hysen Durmishi në krye të Komisionit për rrugën e 150 milionë eurove Prizren-Tetovë

Zëvendëministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi do ta udhëheqë Komisionin për ndërtimin e rrugës Prizren-Tetovë.

“Jam i lumtur që do ta udhëheqë komisionin ndërshtetëror për ndërtimin e rrugës Prizren – Tetovë që u votua në mbledhjen e Qeverisë.”, deklaroi zv.ministri Durmishi.

Qeveria, të mërkurën miratoi vendimin për formimin e Komisionit për vlerësimin e fizibilitetit për rrugën Prizren – Tetovë.

E kjo rrugë, sipas ministrit Liburn Aliu, buxhetit të Kosovës do t’i kushtojë mbi 150 milionë euro.

Ndërkohë, për këtë projekt i cili kalon në Parkun Nacional ‘Malet e Sharri’, ka reaguar alpinistja e njohur, Uta Ibrahimi. Ajo për Periskopin u shpreh e indinjuar për ndërtimi e kësaj rruge sepse, sipas saj, do të ‘dëmtohen mushkëritë e Kosovës’./Periskopi/

Uta Ibrahimi: Qeveria s’po jep informacione, rruga Prizren – Tetovë ia shkatërron mushkëritë Kosovës

Shpërndaje në: