Hysen Durmishi sulmon mediat e flet pa fakte: Paguhen shtrenjtë prej njerëzve të interesit

Periskopi.com Lajme

Zv.ministri Hysen Durmishi ka sulmuar mediat e analistët pse po ua qesin skandalet e parregullësitë në ministri, transmeton Periskopi.

Durmishi pohon, pa fakte natyrisht se mediat në Kosovë paguhen për të raportuar kundër tyre.

‘’Mediat paguhen shtrenjtë prej njerëzve që kanë interes. Supozim që ka bazë.’’, tha ai në ATV.

Tutje këtu i përfshinë Sami Lushtakun e Ramush Haradinajn.

‘’Prej Sami Lushtakut e deri te Ramush Haradinaj. Përmes qetyne portaleve na sulmojnë neve për shkak të tenderit për mirëmbajten e rrugëve.’’, tha ai.

Kujtojmë që veç Periskopi ia ka nxjerrë plot parregullësi e skandale ministrisë që udhëheqë Durmishi./PERISKOPI/