Hyseni i LDK’së: Llapjanët nuk e meritojnë një fushatë të ulët, nuk do merremi me Bulliqin

Hyseni i LDK’së: Llapjanët nuk e meritojnë një fushatë të ulët, nuk do merremi me Bulliqin

Kandidati nga radhët e LDK’së  për kryetar të Podujevës, Ekrem Hyseni sërish ka folur për akuzat e Shpejtim Bulliqit drejtuar strukturave të LDK’së në Podujevë, përcjell Periskopi.

Ai ka përsëritur se akuzat e Bulliqit për blerje votash  duke thënë se nuk është e vërtetë.

Madje Hyseni ka thënë se nuk do të merren me Bulliqin në këtë fushatë.

“Unë isha kundër postimit sepse unë kam vendosur të mos merrem me asnjë njeri, nuk ekzitojn ata, ekziton vetëm qytetari. E bëmë atë. Unë jam e sigurt që LDK blerjen nuk e bën sepse është ekip e re. Fillimisht ajo që u prezantua nuk është e vërtetë, ne kemi fokus qytetarin, jo Shpejtim Bulliqin me të nuk do të merremi hic. Llapjanët nuk e meritojnë një fushatë të ulët.”, tha Hyseni në kanal 10/Periskopi

Shpërndaje në: