Hyseni i VV’së: Tash ndryshimin mund ta bëjmë edhe me PDK-në

Hyseni i VV’së: Tash ndryshimin mund ta bëjmë edhe me PDK-në

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka komentuar koalicionin e partisë së tij, Lëvizjes Vetëvendosje, me Partinë Demokratike të Kosovës, që ndodhi së fundmi atje, përkundër kundërthënieve në mes këtyre dy partive.

Hyseni tha se tash për tash, pasi VV-ja i fitoi zgjedhjet në Gjilan, ndryshimin mund ta bëjë edhe me PDK-në në koalicion.

Sipas tij, PDK-ja ka qëndruar dy mandate në opozitë, andaj patjetër që e kanë obligim të punojnë mirë dhe drejt.

“Me PDK-në që ka qeverisur me Gjilanin më herët… pra PDK edhe për nga koha e qeverisjes, s’po them që mund të shfajësohet ose s’po them që po dua ta amnistoj, për ato gabime që i ka bërë në të kaluarën, por tash për tash, ndryshim edhe me PDK-në mund të bëjmë. Sepse fundja duke qenë dy mandate në opozitë, ata domosdoshmërish e kanë të obliguar të punojnë mirë dhe drejt”, është shprehur Hyseni.

Përveç PDK-së, në koalicion Hyseni mori edhe disa subjekte të tjera, në mesin e tyre edhe një asambliste të AAK-së, e cila për këtë marrëveshje u përjashtua nga partia./

Shpërndaje në: