Hyseni: Për herë të parë po i sqaroj deklaratat e Ibrahim Rugovës për UÇK-në

Hyseni: Për herë të parë po i sqaroj deklaratat e Ibrahim Rugovës për UÇK-në

Anëtari i hershëm i LDK-së, Skender Hyseni ka folur mbi akuzat e vjetra ndaj ish-presidentit Ibrahim Rugova për deklaratat e tij ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë kohës së luftës.

Ai ka treguar për herë të parë që e kishin pasur së bashku vetë, ai, Ibrahim Rugova dhe dy anëtarët e ndjerë të LDK-së, Xhemajl Mustafa dhe Enver Maloku, për akuzat që hidheshin ndaj tij për UÇK-në.

Por, sipas Hysenit kishte një arsye pse Rugova nuk fliste shumë për ushtrinë guerile që ia kishte mësyrë çlirimit të Kosovës nga Serbia.

“Ju keni dëgju pretendime nga akterë anësorë, që gjoja Rugova ka qenë kundër UÇK-së. Më lejoni ti’ dekonspirojë ata deklarata. Unë, Xhemajl Mustafa, Enver Maloku dhe t’u bisedu në zyrë të Presidentit Rugova të tre e kemi shtruar çështje pse. Dhe përgjigja e Rugovës, ka qenë citoj: Burra, nëse unë dal e them që Kosova ka ushtri, atëherë unë po i them edhe botës që dy ushtri po luftojnë mes vete dhe kur luftojnë dy ushtri mes vete, njëra i merr të gjitha. Nuk e kam ndërmend me i rreziku ata djem në male, që me ëndje i quante luftëtarë të lirisë. Në çdo konferencë ai UÇK-së, i referohej si ushtarë të lirisë”, ka deklaruar ai në T7.

Hyseni ka thënë se Rugova asnjëherë nuk ka dhënë deklarata negative për UÇK-në.

“Ai (Rugova) ka thënë se kur sulmohet pragu i shtëpisë, njerëzit kanë të drejtë të mbrohen. Nuk janë terroristë (ushtarët e UÇK-së), e ka thënë edhe në Gjykatë të Hagës”, ka thënë tutje Hyseni.

Sipas tij, çdo deklarim që e ka bërë Rugova, e ka matur disa herë para se ta bënte.

“Ndonjëherë, në kohë të lirë kur pinim kafe me Rugovën, kemi folur për Qosjen.

Ish-ministri i punëve të Jashtme, Skender Hyseni, ka komentuar rivalitetin politik që kishte ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, me Rexhep Qosjen”.

Hyseni thotë se Rugova as nëpër kafene nuk ka pasur dëshirw t’i përmend kundërshtarët politikë, teksa thotë se për Qosjen se “është e lehtë të flasësh nga tribunat”.

E kam parë vetëm në një drejtim. Qosja duke folur në drejtim të Rugovës, e asnjëherë nga Rugova drejt Qosjes. Nuk është që ndonjëherë, në kohë të lirë kur pinim kafe me Rugovën, kemi folur për Qosjen. Por as aty nuk fliste keq. Unë besoj se Ibrahim Rugova ka pasur objektiva të përcaktuara qartë, të cilat me të gjitha fuqitë është munduar t’i mbërrijë. Nuk ka pasur mundësi që të merret me foljet e përfoljet që njerëzit që shikojnë nga tribunat kanë mundur t’i bëjnë. Unë shpesh them se është lehtë të flasësh nga tribunat kur dikush tjetër luan atje në fushë. Rugova ishte në fushë. Është lehtë të flasësh nga tribunat”, tha ai.

Tutje ai thotë i vjen keq për qasjen e tij ndaj Rugovës.

Shpërndaje në: