Hysni Gucati para Gjykatës Speciale: Jam invalid i luftës në shkallën 75 për qind, mbiemri është Gucati e jo Gukati

Hysni Gucati para Gjykatës Speciale: Jam invalid i luftës në shkallën 75 për qind, mbiemri është Gucati e jo Gukati

Sot është mbajtur seanca e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj Hysni Gucatit.

Kreu i përfaqësuesve të veteranëve të luftës po dyshohet për vepra të rënda penale si frikësim dëshmitarësh e hakmarrje.

Ndaj tij nuk kishte asnjë aktakuzë deri tash, ndërsa mbrojtësi kërkoi lirimin e tij me kusht nga paraburgimi për shkak edhe të problemeve shëndetësore, raporton Periskopi.

“Nuk kam çka të shtoj. Unë jam edhe invalid i luftës me shkallë dëmtimi 75 për qind. Ata më kanë respektuar shumë. E falenderoj stafin tërësisht që sillen në mënyrën më korrekte.” – tha ai pasi tregoi se mbiemri i tij ishte Gucati e jo Gukati./Periskopi 

Shpërndaje në: